Faza e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026 vazhdon edhe sot me tri përballje interesante, nga të cilat do të dalin edhe tre skuadrat e radhës që do të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira.
Ndeshja e parë e ditës zhvillohet mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, që nis nga ora ndërsa më pas vëmendja do të jetë te sfida mes Francës dhe Suedisë, ndeshje që zhvillohet nga ora e ku francezët konsiderohen një nga favoritët për triumfin në turne.
Programi i ditës mbyllet me përballjen mes Meksikës dhe Ekuadorit, që zhvillohet në oran të mëngjesit të së mërkurës, një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar për një vend në fazën tjetër. Fituesit e këtyre tri ndeshjeve do t’u bashkohen Brazilit, Paraguait, Marokut dhe Kanadasë, të cilët siguruan kualifikimin pas ndeshjeve të zhvilluara në dy ditët e fundit.
