Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të pandehurit A.S., i cili dyshohet se më ka privuar nga jeta një person dhe ka plagosur vëllain e viktimës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar për KosovaPress, se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është bërë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë më . “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më datë , ka dorëzuar kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, përmes aktvendimit të datës , ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit në fjalë edhe për dy muaj të tjerë, përkatësisht deri më datë ”, ka deklaruar Haxhaj.
Ajo ka bërë të ditur se hetimet ndaj të pandehurit janë ende në zhvillim, ndërsa me urdhër të gjyqtarit është kërkuar ekzaminimi psikiatrik i tij. “Sa i përket fazës së hetimeve, deri më tani, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke vendosur sipas kërkesës së mbrojtëses së të akuzuarit, është urdhëruar ekzaminimi psikiatrik për të pandehurin.
Sipas informacioneve që kemi, i njëjti është dërguar në ambientet e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës me qëllim të përfundimit të këtij ekzaminimi”, ka thënë Haxhaj. Ngjarja kishte ndodhur më 27 maj në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku si pasojë e një sulmi me thikë një person kishte humbur jetën, ndërsa vëllai i tij kishte mbetur i plagosur.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte konfirmuar se viktima kishte pësuar plagë në pjesën e fytit nga një armë e ftohtë – thikë. I dyshuari ishte arrestuar menjëherë pas rastit dhe, me vendim të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ishte dërguar në mbajtje.
