Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

0%

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë me kryetarët e degëve për të diskutuar situatën paszgjedhore dhe hapat e mëtejmë politikë, ndërsa nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja mbetet e përkushtuar të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve.

Mbledhja vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haziri tha se Kolegjiumi i Degëve po trajton situatën paszgjedhore dhe se qëndrimet zyrtare të partisë do të bëhen publike pas përfundimit të takimit. “Sot e kemi Kolegjiumin e Degëve të LDK-së.

Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilën LDK-ja ka vendosë parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, tha Haziri. Kryesia e LDK-së ka nisur mbledhjen në orën me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe pozicionimi i partisë në proceset e ardhshme institucionale.

Burimi: Bota Sot