Rritet numri i bizneseve të reja në Kosovë, mbi 6,800 biznese të

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja të regjistruara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas statistikave të ARBK-së, në periudhën 1 janar – janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, 1 janar – , janë regjistruar 6,545 biznese. Kjo paraqet një rritje prej 289 bizneseve, më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe ARBK-ja, mbeten të përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e bizneseve dhe promovimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot