Për protestat në Shqipëri, kreu i grupit socialist në Parlamentin e Shqipërisë, Taulant Balla ka deklaruar se ka ndërhyrje të agjenturave të huaja. Ai paralajmëroi se nuk do të lejojë më që protesta të përdoret politikisht nga opozita. Sa për vetë protestën, ai tha se po vjen drejt shuarjes.
“Brenda kësaj pr oteste janë përfshirë edhe elementë që nga dita e parë që kur e frynë këtë tullumbace që pothuajse ka plasur tanimë, duket qartë që janë interesa që lidheshin me konkurrencë rajonale turistike, me interferenca të huaja të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, dhe dita ditës kjo histori po zbardhet.
Ky tullumbac po shfryhet, i plasur tanimë, në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë” , tha Balla.
