Cakrani flet pas ‘divorcit’ me ish-presidentin: U ndamë ftohtë dhe në

0%

Avokati Kujtim Cakrani, në një intervistë direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel u shpreh se Ilir Meta sot ka marrë një tjetër avokat për të bërë mbrojtjen e tij. Duke folur për gazetaren Anila Hoxha, ai u shpreh se pas seancës së fundit ata u ndanë ftohtë dhe në heshtje dhe se nuk kanë pasur më komunikim, ndërsa shton se largimin nga mbrojtja e Metës e kishte menduar edhe vetë ai.

Sakaq shton se peng i ngel fakti që në këtë periudhë që ka kryer mbrojtjen e tij, ka bërë një punë të jashtëzakonshme siç thotë, dhe se kolegu i ri që do marrë mbrojtjen e ish-presidentit do ta gjejë rrugën e shtruar. “Atë seancë ne u ndamë shumë ftohtë dhe nuk patëm më komunikim. Nuk dua të flas më shumë, unë jam mëse i kristaltë në marrëdhënie me të. Ishte ndarje në heshtje.

Meta sot vendosi të marrë avokat tjetër, këtë e kisha menduar dhe unë, ishin në një mendje me zotin Meta. Nuk e di kush do jetë avokati i ri. Kushdo të jetë ai e ka gjetur shtruar bazamentin sepse ju e dini që unë kam bërë një punë të jashtëzakonshme dhe për këtë më mbetet peng.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngrita imazhin e dërrmuar të ish presidentit duke marrë parasysh atë që ka ndodhur dhe kjo është ajo që më ka mbetur pak peng”, tha ai. Ndërkohë gazetarja Hoxha nga burime të pakonfirmuara, mëson se Meta ka zgjedhur të mbrohet nga një ish-gjyqtar i shkarkuar nga Vetting. Deri tani Ilir Meta ka ndërruar dy avokatë, Genc Gjokutajn dhe Kujtim Cakranin.

Burimi: Bota Sot