Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund të Vlorës. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi. Problematike paraqitet edhe era , e cila po favorizon përhapjen edhe më të shpejtë të zjarrit.
Ndërkohë, nuk raportohet ende për mbërritjen e zjarrfikëses në vendngjarje. /Euronews.al
Burimi:
Telegrafi
