Shpërndaje në: Almir Kryeziu i është bashkuar skuadrës së Shkëndijës së Tetovës. Kryeziu iu bashkua Shkëndijës si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Ballkanin e Suharekës. Sulmuesi me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Shkëndija ka njoftuar të hënën se Kryeziu pasi i përfundoi me sukses testet mjekësore, ka udhëtuar për në Slloveni për t’iu bashkuar skuadrës në fazën përgatitore. 27-vjeçari ishte prej sulmuesve kryesorë te Ballkani për disa edicione. Ai në edicionin 2025/26 në të gjitha garat realizoi 14 gola dhe bëri 16 asistime. Kryeziu pjesë e Ballkanit ishte nga viti 2023 kur u transferua nga Drita.
Ai ka luajtur edhe për disa skuadra tjera në Kosovë. “Pas paraqitjeve të shkëlqyera në elitën e futbollit kosovar, Kryeziu ishte një nga futbollistët më të kërkuar në këtë afat kalimtar, me oferta serioze edhe nga jashtë vendit. Megjithatë, ai zgjodhi projektin e Shkëndijës dhe fanellën kuqezi.
Të gjithë në Shkëndijë i urojmë mirëseardhje Almirit, duke i uruar shumë suksese dhe fitore me skuadrën tonë”, ka shkruar klubi nga Maqedonia e Veriut në faqen zyrtare.
