Pas tragjedisë nga dy tërmetet që goditën Venezuelën, përveç operacioneve të shpëtimit është hapur edhe një debat i madh në rrjetet sociale mbi cilësinë e ndërtesave të shembura.
Pamjet e blloqeve të bardha të dukshme mes rrënojave kanë bërë që shumë përdorues të pretendojnë se disa pallate ishin ndërtuar me polisterol të zgjeruar (EPS), duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e tyre ndaj tërmeteve. Megjithatë, ekspertët sqarojnë se deri më tani nuk ka asnjë provë zyrtare që ndërtesat janë shembur për shkak të përdorimit të këtij materiali.
Hetimet teknike vazhdojnë dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar se ndonjë objekt është ndërtuar në mënyrë të parregullt me polisterol si material mbajtës. INCREÍBLE !!
Los Pilares de un edificio que se desplomó en Venezuela 🇻🇪 tras el terremoto estaban hechos de ANIME (Plumavit, Tecnopor, Isopor, Unicel) solo cubiertos de cemento por fuera !! pic.twitter.com/UYm1Hn16sM — Alerta Mundial (@TuiteroSismico) June 27, 2026 Sipas specialistëve të ndërtimit, polisteroli i zgjeruar përdoret ligjërisht në shumë vende si material izolues termik dhe akustik ose si mbushës i lehtë për të ulur peshën e pllakave të betonit.
Struktura mbajtëse e ndërtesave, megjithatë, realizohet me beton të armuar dhe çelik. Kur një ndërtesë shembet, këto materiale të lehta dalin në sipërfaqe mes rrënojave, duke krijuar përshtypjen e gabuar se i gjithë objekti ishte ndërtuar me stiropor. Ndërsa debati vazhdon, Venezuela po përballet me pasojat e katastrofës më të rëndë sizmike të më shumë se 125 viteve.
Sipas bilancit paraprak, të paktën 1.430 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur ose të plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën vendin. Crece la indignación en Venezuela 🇻🇪 El material en las columnas de los edificios son de UNICEL, en Venezuela se conoce como “anime”. Su nombre técnico es poliestireno expandido (EPS)…
Así construyen los socialistas. con materiales de baja calidad.😡👇 pic.twitter.com/A3EGakK3r6 — Jackie 🇲🇽🇺🇸 (@Jackie2theworld) June 29, 2026 Një nga skenat më të dhimbshme po zhvillohet në morgun e Bello Monte në Karakas, ku qindra familje presin të identifikojnë trupat e të afërmve të tyre.
Trupat e viktimave mbërrijnë pa ndërprerje me automjete private, motoçikleta apo mjete të improvizuara, pasi strukturat mortore janë mbingarkuar nga numri i madh i viktimave. Shumë familje rrëfejnë historitë e tyre tragjike. Banorët e ndërtesave të shembura tregojnë se dhjetëra persona mbeten ende nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet ditë e natë.
Disa prej të mbijetuarve janë nxjerrë gjallë pas shumë orësh, duke mbajtur ende gjallë shpresat për gjetjen e personave të tjerë. Autoritetet venezueliane njoftuan se gjatë operacioneve të fundit janë shpëtuar edhe disa persona të tjerë, përfshirë një djalë 11-vjeçar që u nxor i gjallë nga rrënojat në zonën bregdetare të Carabayedas.
Çdo shpëtim po konsiderohet si një rreze shprese mes tragjedisë. Megjithatë, zemërimi i qytetarëve ndaj reagimit të autoriteteve po rritet. Banorë të zonave më të prekura akuzojnë qeverinë për reagim të vonuar dhe mungesë organizimi në orët e para pas katastrofës.
Gjatë një vizite në Karakas, zyrtarë të lartë u përballën me protesta dhe thirrje nga qytetarët, të cilët kërkuan më shumë ndihmë për familjet e prekura. Ndërkohë, mbështetja më e madhe për të mbijetuarit po vjen nga vullnetarët dhe organizatat humanitare, të cilët po shpërndajnë ushqime, ujë, ndihma mjekësore dhe mbështetje psikologjike për mijëra familje që kanë mbetur pa strehë.
Teksa hetimet për shkaqet e shembjes së ndërtesave vazhdojnë, prioritet mbetet shpëtimi i të mbijetuarve dhe përballimi i një tragjedie që ka lënë plagë të thella në Venezuelë.
