Matoshi drejt Gjermanisë, Union Berlini shpreh interesim

0%

Shpërndaje në: Valmir Matoshi mund të bëjë hap të madh në karrierë duke u transferuar në futbollin gjerman. Klubi nga Bundesliga, Union Berlin, ka shprehur interesim për 22-vjeçarin që luan për Thunin në Zvicër. Mediume zvicerane kanë shkruar të hënën se destinacioni i ardhshëm i Matoshit mund të jetë Bundesliga.

Matoshi dha një kontribut të madh në edicionin e fundit, duke ndihmuar Thunin ta fitojë titullin e kampionit në Zvicër. Ai në 34 ndeshjet e zhvilluara shënoi gjashtë gola dhe bëri katër asistime. Matoshi është zhvilluar si futbollist te Thuni, kurse pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2022. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Matoshi debutoi për Kosovën më 31 maj në miqësoren e zhvilluar ndaj Çekisë. Ndërsa më 7 qershor realizoi gol në fitoren 3:0 ndaj Andorrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha