Juve arrin marrëveshje të plotë me yllin e PSG-së, mbetet vetëm

0%

Juventusi ka arritur një marrëveshje të plotë me Randal Kolo Muanin për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës, ndërsa drejtori Giovanni Carnevali po përgatitet për bisedime vendimtare me drejtuesit e PSG-së.

Sipas raportimeve nga Italia, sulmuesi francez dëshiron të rikthehet në Torino pas periudhës pozitive që kaloi në huazim gjatë pjesës së dytë të sezonit 2024/25, kur realizoi tetë gola në 16 paraqitje në Serie A me fanellën bardhezi. Mësohet se Kolo Muani ka pranuar edhe një ulje të pagës që përfiton aktualisht në Paris për të lehtësuar rikthimin e tij në Itali.

Marrëveshja personale mes lojtarit dhe Juventusit parashikon një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth pesë milionë euro në sezon. Nëse transferimi finalizohet, francezi do të bëhej futbollisti i tretë më i paguar në skuadër, pas Kenan Yildiz dhe Jonathan David, në rast se ky i fundit vazhdon të mbetet pjesë e klubit. Tashmë gjithçka varet nga marrëveshja mes Juventusit dhe PSG-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Carnevali pritet të zhvillojë një takim me drejtorin sportiv të kampionëve francezë, Jorge Campos, me të cilin gëzon një marrëdhënie shumë të mirë personale. Drejtori i Juventusit po punon gjithashtu për të përmirësuar raportet mes dy klubeve pas tensioneve të krijuara nga dështimi i transferimit të Kolo Muanit në ditët e fundit të afatit kalimtar veror të kaluar.

Sipas raportimeve të fundit, Juventusi është i gatshëm të investojë maksimumi 35 milionë euro, përfshirë bonuset, për transferimin e sulmuesit francez, ndërsa PSG vazhdon të kërkojë një shumë fikse prej 40 milionë eurosh./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi