“Eksperimentet me LDK-në marrin fund” – Hoti: Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë

0%

Avdullah Hoti nga LDK-ja ka theksuar nevojën për rikthim te vlerat tradicionale dhe elektorati bazë i partisë. Në deklaratën e tij, Hoti ka shkruar se LDK duhet të shmangë çdo qasje që, sipas tij, e dobëson partinë dhe e largon nga misioni i saj politik e historik. Postimi i tij i plotë: Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë. Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës. LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik.” Deklarata e Hotit vjen në një moment kur debati i brendshëm në LDK për orientimin dhe strategjinë politike të partisë mbetet i hapur, ndërsa figurat kryesore po artikulojnë gjithnjë e më shpesh qëndrime publike për konsolidimin e saj.

Burimi: Bota Sot