E rëndë! “Plas” në Botëror, trajneri largohet menjëherë pas akuzave për favorizim

0%

Plas në Botëror me përfaqësuesen e Koresë së Jugut. Pas akuzave të presidentit Lee Jae Myung, trajneri Hong Myung-bo ka paraqitur dorëheqjen. Korea u eliminua si vend i tretë në Grupin A, ndërsa deri në fund shpresoi për një vend në fazën 1/16. Eliminimi ka hapur një debat të fortë politik në Korenë e Jugut.

Presidenti i vendit, Lee Jae Myung, ka kërkuar nisjen e një hetimi ndaj Federatës së Futbollit dhe ka sulmuar ashpër trajnerin e përfaqësueses. Koreja e Jugut dështoi në Botërorin 2026, duke e mbyllur aventurën e saj në SHBA që në fazën e grupeve. Son Heung-min dhe shokët e tij u renditën të tretët në Grupin A, pas Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Tri pikët e marra në fitoren ndaj Republikës Çeke nuk mjaftuan për të siguruar kualifikimin në 1/16-at e finales si një nga vendet e treta më të mira. Eliminimi shkaktoi zemërimin e tifozëve dhe reagimin e menjëhershëm të institucioneve shtetërore. KËRKOHET HETIM – Presidenti ka ngarkuar ministrin e Sportit të nisë një hetim mbi mënyrën se si është administruar Kombëtarja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas kreut të shtetit, ekzistojnë dyshime për favorizime në emërimet dhe grumbullimet e futbollistëve. Në shënjestër ka përfunduar edhe puna e trajnerit Hong Myung-bo, i emëruar në vitin 2024 pas shkarkimit të Jurgen Klinsman. Presidenti nuk i kurseu kritikat ndaj teknikut.

“Kur logjika ‘ne kundër atyre’ vendoset mbi meritokracinë dhe një person i paaftë zgjidhet në krye, rezultati është i qartë”, tha ai.

Burimi: Bota Sot