Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Ferizaj – 32-vjeçari u gjet i pajetë me plagë në kokë

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e personit që është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në rastin e rëndë që tronditi Ferizajn mbrëmjen e së dielës, ku një 32-vjeçar u gjet pa shenja jete në një banesë në lagjen “Intercon”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Muhamet Begisholli rreth 48 vjeç, i cili, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “ Vrasje e rëndë ”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Sejdi Sejdiu”, në katin e nëntë të një objekti banesor. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur pa shenja jete F.H. 32-vjeç.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Sipas burimeve, viktima kishte një plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Pranë trupit është gjetur një pistoletë, e cila është sekuestruar së bashku me një gëzhojë në kuadër të ekzaminimeve forenzike. Në kuadër të hetimeve është ndaluar edhe A.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

R rreth 24 vjeç, vajza e Muhamet Begishollit, e cila kishte pësuar lëndime trupore dhe, për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në QKUK. Edhe ndaj saj Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Ndërkaq, H. R, bashkëshortja e Muhamet Begishollit dhe nëna e A.

R, në këtë fazë të hetimeve është trajtuar në cilësinë e dëshmitares dhe ende nuk është intervistuar. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com