Policia e Kosovës, më , ka njoftuar për arrestimin e një personi nën dyshimin se më , e ka djegur një veturë në rrugën “C” në Prishtinë. Sipas Policisë, aksioni është ndërmarrë nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, të cilët kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar për zjarrvënie.
“Rasti ka ndodhur më datë , në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ku është djegur një veturë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri tek një veturë tjetër. Lidhur me këtë rast, nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari A.Sh, 26 vjeç, mashkull” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka marrë vendim që personin e arrestuar ta dërgoj në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
