Jo eleminim, por ngritje e paqe të civilizimeve të përbotshme

0%

*** Të gjithë ata që mbështesin dhe që nxisin zhvillimin e propaandës së zezë se, gjoja duhet “zhdukur civilizime” të ndryshme të bashkësisë njerëzore, janë armiqtë më potencialë dhe më të rrezikshëm të SHBA-së, sepse me të gjitha mjetet e mundshme po luftojunë që Amerikën e presidentit Donald Trump ta shëndërrojnë në konfrontim, në flakë dhe, në luftë të egër mes civilizimeve të shumëta në Amerikë.

Kjo është prapavija politiko-propagandistike e mbështetjes së “zhdukjes së civilizimeve”, që Amerika të shndërrohet në “luftë civilizimesh” !? PËRKUNDRAZI: *** Amerika është DJEPI DHE SOFRA E LIRISË së bashkësisë multietnike të civilizimeve të mbarë botës ! *** Amerika është “superkampion” i shpëtimit të civilizimeve botërore, jo kurrfarë shkatërrimtare e tyre.

Këtë e dokumenton harta e saj nacionale dhe shtetërore gjeopolitike, ku të gjitha civilizimet e botës kanë gjetur lirinë, drejtësinë, humanizmin, strehimin, shpëtimin dhe ardhmërinë e tyre të përjetshme në “TOKËN E PREMTUAR” të të gjitha qytetërimeve të globit tokësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndaj, këmbanat politiko-propagandistike, që po apostrofojnë “zhdukjen e civilizimeve” nuk duhet pranuar asnjë komb dhe, asnjë shtet në botë, sepse ajo do të ishte një varrezë masive e bashkësisë njerëzore, që do shpiente në sarkofagun bërthamor të “Çernobilit” të ish-Bashkimit Sovjetik…

Për më tepër, ajo do të thotë “konfrontim dhe luftë” direkte dhe indirekte midis civilzimeve të ndryshme përbrenda territorit në Amerikë. Prandaj, ajo propagadë ngado që të vije, duhet shkallmuar dhe eliminuar me të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese, si dhe me automatizmin e instrumenteve parimore të Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2026) dhe të atyre të së drejtës ndërkombëtare.

Amerika është “superkampion” e ndërtimit dhe e modernizimit të civilizimeve botërore Amerika është ajo që ka shpëtuar, ngritur, zhvilluar, përparuar e lulëzuar civilizimet e ndryshme në mbarë botën.

Si dhe ka sjellë lirinë, pavarësinë e tyre, jo vetëm jashtë, por edhe brenda truallit indigjen amerikan, duke pranuar dhe strehuar me qindra, mijëra dhe milionë njerëzish të civivlizimeve të ndryshme nga të gjitha meridianet dhe kontinentet e botës, duke iu siguruar ekzistencën, mirëqenien, të drejtat dhe liritë e tyre themelore, që të jenë të barabartë në shoqërinë demoklratike dhe të së drejtës ligjore dhe kushtetuese, pa asnjë dallim.

Pikërisht në tokën e shenjtë amerikane, pjesëtrarët e të gjitha civlizimeve botërore në epoka dhe në shekuj kanë gjetur të hapura portat e lirisë, të emancipimit dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm social, kulturor, ekonomik, edukativ dhe arsimor, pa asnjë dallim “Peace on earth; good will to men”.

Si rrjedhim, bota e civilizar humane, e zhvilluar, demokratike dhe paqësore po kërkon domosdoshmërisht, jo “zhdukje” të vetvetes, por kompromis, ngritje, afirmim, barazi, mirëbesim, tolerancë, pajtim , zhvillim , siguri, bashkëpunim, stabilitet, integrim , mirëqenie të plotë dhe koekzistencë funksionale aktive paqësore, jo “eleminim” të qytetërimit të asnjë shteti dhe të asnjë kombi të bashkësisë së sotme moderne ndërkombëtare (XXI).

Prandaj, edhe presidenti i lartnderuar amerikan Donald Trump pararpëlqehet , që ta marrë në konsideratë këtë kërkesë unanime, humane dhe demokratike të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe Kushtetutën në fuqi të SHBA-së, e cila në asnjë nen dhe, në asnjë paragraf nuk ka të sanksionuar zhdukjen e civilizimeve të huaja, por mëkëmbjen dhe emancipimin e tyre në frymën e rendit pozitiv juridik ndërkombëtar dhe të reciprocitetit të shteteve në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare sipas parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Koekzistenca primitive nuk është në frymën e OKB-së, as të së drejtës ndërkombëtare -Toleranca, gjuha e përbashkët, bashëpunimi dhe njohja reciproke dhe paqësore e ekzistencës së shteteve të bashkësisë ndërkombëtare, siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) janë instrumentet kryesore të arritjes së mirëkuptimit dhe të kompromisit paqësor në kuptimin universal të aplikimit të koekzistencës aktive paqësore, jo të koekzistencës primitive, që synon kthimin prapa të rrotës historike në asgjësimin e kundërshtarit, siç ishte dikur Perandoria Romake, e cila pas disa betejash dhe luftërash, e pati fshirë nga faqja e dheut Kartagjenën (fundi i shekullit III, viti 146, para erës së re).

Këtë “formulë” të zhdukjes së civilizimit të Kartagjenës nuk e njeh Karta e Kombeve të Bashkuara e as e drejta ndërkombëtare.

Prandaj, është johumane dhe iluzore, që edhe në fillim të shekullit XXI ( dekada e dytë) të vijë në shprehje zbatimi i koekzistencës primitive, sepse kjo do të çonte në rikthimin e katastrofave dhe të luftërave tragjike për zhdukjen e civilizimeve të bashkësisë ndërkombëtaree.

Prandaj, Rendi i Ri Juridik Pozitiv Ndërkombëtar (OKB-ja) dhe e Drejta Ndërkombëtare në vend të koekzistencës primitive, sidomos pas përfundimt të Luftës së Dytë Botërore kanë zbatuar (edhe si doktrinë, edhe si praktikë) kokezistencën aktive paqësore për mbarë bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm për fuqitë e mëdha botërore.

Amerika nuk zhduk, por është “djepi” dhe lulëzimi i civilizimeve Këtë të vërtetë e dëshmon historia e derisotme e Amerikës, që nga viti 1789 e deri më 2026, se asnjëri nga “47 presidentët” e saj, duke përfshirë edhe Donald Trumpin si presidentin e 47, as teorikisht e as praktikisht nuk kanë pasur kurrfarë programi strategjik nacional dhe shtetëror për zhdukjen e civilizimeve në asnjë skaj të botës.

Prandaj, është e udhës, që edhe presidenti i sotëm Donald Trump të ndjekë kursin politik, juridik, kushtetues dhe diplomatik të busollës nacionale dhe shtetërore të 46 presdentëve të mëparshëm të SHBA-së kundër zhdukjes së civilizimeve të ndryshme të bashkësisë njerësore, sepse kjo është rruga më e drejtë, më racionale, më humane, më demokratike, që shpie drejt integrimit dhe globalizimit paqësor të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkobëtare (politike, kombëtare, ekonomike, tregtare, kulturore, arsimore, sportive, teknike dhe teknologjike etj.), jo kurrfarë konflikti ose lufte për zhdukjen e qytetërimeve të njerëzimit për të pushtuar territore dhe pasuri të huaja qoftë të zhvilluara , në zhvillim dhe të pazhvilluara.

Kjo rrugë justifikon vetëm sundimin e egër kolonialist dhe imperialist, që është në shpërputhje me parimet humane, me barazinë, me ligjin e së drejtës, me varfërinë, me solidarësinë dhe me të gjitha të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.

Me një fjalë, zhdukja e qytetërimeve është në kundërshtim flagrant me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, të së drejtës humanitare dhe publike ndërkombëtare., si dhe me rendin juridik pozitiv ndërkombëtar. Amerika është “sofra” e mbarë botës (1789-2026) !

Këtu në “tokën e premtuar” që quhet Amrika jetojnë, ushqehen dhe koekzistojnë të gjitha qytetërimet e bashkësisë njerëzore vetëm pse është humane, e drejtë, demokratike dhe paqësore.

Prandaj, interesi i popullit amerikan dhe i Amerikës nuk është në “zhdukjen e qytetërimeve”, por në tolerancën, mirëbesimin, pajtimin, integrimin, në afrimin, në bashkëpunimin e ndërsjellë paqësor të të gjitha qytetërimeve të mbarë botës, që me shekuj Amerikën e konsiderojnë si “tokë të premtuar”, duke pasur ëndërrë përjetësimin e saj të përhershëm, si atdheun e tyre të dashur, të zhvilluar dhe të lulëzuar në liri, në demokraci dhe në paqe e mirëqenie të begatë.

Burimi: Bota Sot