Rëndësia historike e protestave rinore për Triumfin e Kombit, Qershor 2026

0%

Protestat rinore dhe qytetare në Tiranë që po zhvillohen prej një muaji , në Qershor 2026 janë protesta të motivuara historikisht, patriotikisht dhe si domosdoshmëri jetike janë protesta për integrimin gjithkombëtar shqiptar, janë të motivuara moralisht dhe janë për ndarjen me të shkuarën, me tranzicionin, me të vjetrën politike korruptive bllokuese dhe peguese të emancipimit civil, modern e ligjor, politik, demokratik , integrues e progresiv.

Më poshtë unë po parashroj vlerësimin tim për rëndësinë e këtyre protestave: 1- Rëndësia kryesore e këtyre protestave është se këto protesta janë protestat më masive, gjithëkombëtare dhe thellësisht patriotike. 2-Këto protesta i treguan Europës se sa vitalë dhe patriotë të mëdhenj janë shqiptarët të cilët kombin, territorin, shtetin dhe atdheun i kanë të shënjtë 3- Këto protesta gjithëkombëtare vertetuan faktin se shqiptarët janë luftëtarë që sakrifikojnë jetën për atdheun dhe kombin, por edhe se janë popull i qytetëruar dhe me kulturë shëmbullore të cilët dinë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë dhe t’i mbrojnë edhe me rezistencë e protesta demokratike e paqësore. 4-Rëndësia e këtyre protestave konsiston edhe në faktin se shqiptarët kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, por edhe njëkohësisht po tregojnë se shqiptarët kanë edhe fuqinë dhe potencialet për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare dhe demokratike. 5- Këto protesta treguan se populli shqiptar, vullneti i tij është më i fort, më i madh dhe më i pasfidueshëm prej individit, grupeve të interesit, partive dhe klaneve oligarko-politike. 6- Këto protesta i treguan armiqve të shqiptarëve se shqiptarët nuk i falin trojet e tyre askujt dhe nëse e kërkon ATDHEU ata janë të gatshëm që të sfidojnë edhe gjithë botën për të mbrojtur dinjitetin, krenarinë dhe trojet shqiptare, ashtu sic kanë vepruar gjithmonë dhe të vetëm në shekuj. 7- Këto protesta i treguan dhe paralajmërojnë politikën sot dhe në të ardhmen se shqiptarët nuk durojnë të këqijat e pushtetit dhe të politikës, nuk tolerojnë korrupsionin, hajninë dhe tradhëtinë, treguan se shqiptarët të parin kanë atdheun dhe interesin kombëtar. 8-Këto protesta janë historike sepse ato do ia imponojnë politikës shqiptare ndermarrjen e reformave për reformimin patriotik, demokratik,politik, strategjik, diplomatik dhe ligjor të shtetit shqiptar Durrës.

Nga Skënder Sadri KAPITI:jurist, historian, shkrimtar, publicist, autorë i veprave si: “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “TRUMFI I KOMBIT”, “PESE LETRA DREJTUAR KOMBIT”,MORALOKRACIA”, “PA SHBA-TË DHE UÇK-NË NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”, “SHBA DHE REFOPRMA NË DREJTËSI-VETING-U”, “KRITIKA ETIKE”etj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot