Dy persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në fshatin Maznik të Deçanit. Sipas njoftimit policor, rreth orës , Stacioni Policor në Deçan është informuar nga QKMF-Deçan se dy persona ishin pranuar me lëndime të rënda të dyshuara si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në DRP-Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se viktimat, teksa po pastronin një veturë në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, rreth orës është konstatuar vdekja e të dy viktimave.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente./Telegrafi.
