Imtonte shi në natën kaq të zezë, Prilli dha lajmin ogurzi të mortit, Tingujt e makinës së shkrimit, Pushuan përgjithmonë. Me finesën e artë të mendimit, Pishtar frymëzimi mbete për ne, Gjithë pasurinë na le të shkruar, Ndoshta nuk e merituam. Ike në heshtje, pa zhurmë e ceremoni, Pa lamtumirë, Siç edhe pate dëshirë.
Burimi:
Bota Sot
