Shpërndaje në: Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shënuar gol për Anglinë në tentimin e dytë. Penalltinë e parë e humbi, pasi portieri Dominik Livakoviq e kuptoi atë dhe e priti. Por, nuk dështoi në penalltinë e dytë, dhe realizoi në të njëjtin krah, në minutën e 12-të. Anglia e fitoi penalltinë në minutën e nëntë të ndeshjes. Luka Modriq e pengoi Eberechi Ezen në zonë. Dhe gjyqtari Clement Turpin nuk kishte dyshim duke sinjalizuar në pikën e bardhë. Kane dështoi herën e parë, por jo edhe në të dytën.
Burimi:
Koha
