Lionel Messi e nisi Kupën e Botës 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar një tripletë në fitoren ndaj Algjerisë. Megjithatë, vëmendja pas ndeshjes u zhvendos te momenti emocional i kapitenit argjentinas, i cili u pa duke qarë menjëherë pas golit të tij të parë në minutën e 17-të. Fillimisht, reagimi i Messit u interpretua si një shpërthim emocionesh për rëndësinë e momentit dhe fillimin e një tjetër aventure botërore me Argjentinën. Por raportime të fundit kanë hedhur dritë mbi një arsye më personale pas këtij gjesti. After scoring his first goal in his sixth World Cup, Lionel Messi was visibly emotional. He later explained that the reaction was about more than the game. It reflected his appreciation for the support of his teammates ❤️🇦🇷 pic.twitter.com/CK2AgxGg1R — ESPN FC (@ESPNFC) June 17, 2026 Sipas gazetarit Eduardo Feinmann, prapa emocioneve të Messit qëndrojnë shqetësime familjare, pasi babai i tij, Jorge Messi, thuhet se po përballet me probleme shëndetësore pas një përkeqësimi të gjendjes në javët e fundit. 🚨JUST IN: Lionel Messi’s emotional reaction after scoring against Algeria was reportedly linked to a difficult personal situation involving his father’s health. 🇦🇷💔 The Argentine captain was seen in tears after finding the net, with reports suggesting he has been deeply… pic.twitter.com/86lYMMGrmJ — MC (@CrewsMat10) June 17, 2026 Kapiteni i Argjentinës, sipas këtyre raportimeve, po e përjeton këtë situatë në mënyrë private, çka mund të ketë ndikuar në reagimin e tij emocional në fushë. Messi x3 🎩 #FIFAWorldCup pic.twitter.com/KWNuCSaCIs — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 17, 2026 Pavarësisht gjithçkaje, Messi vazhdoi ndeshjen duke shkëlqyer me paraqitjen e tij, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar në përfaqësuesen argjentinase.
