Kaçandolli shijon një tjetër podium në Kampionatin Evropian

0%

Valdet Kaçandolli po e vazhdon aventurën e tij jetësore, duke u paraqitur me mjaft sukses në garat Hill Climb të Kampionatit Evropian. Kaçandolli në këtë fundjavë mori pjesë në garën e mbajtur në Askoli të Italisë, ku u rendit i dyti në Grupin 3, rezultati i tij më i mirë në këtë garë kaq prestigjioze.

“Pas problemeve që i pata në dy garat paraprake, në Askoli u rendita në pozitën e dytë, për herë të parë në FIA EHC. Është një rezultat që po e shijoj shumë, duke marrë parasysh se gjendem përkrah garuesve më të mirë”, është shprehur Kaçandolli pas garës në Askoli. Kaçandolli me Susuki Swift pati kohë .485 minuta.

Më i shpejtë se ai ishte Marek Rybnicek me Skoda Fabia RS (.753), ndërsa në podium u gjend edhe Hermann Blasl me Opel Kadett Coupe (.026). Gara e radhës mbahet më 18 e 19 korrik në Poloni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot