Granit Xhaka te Sunderland apo te Chelsea, ky është vendimi sipas gazetarit Ornstein

0%

Skuadra e Sunderlandit ka refuzuar ofertën e Chelseat për Granit Xhakën. Siç raporton gazetari, David Ornstein – Sunderland ka hedhur poshtë ofertën prej 8 milionë funtave nga te kaltrit e Londrës, Përveç kësaj, klubi i njohur si “Macet e Zeza” e kanë informuar Chelsean se mesfushori shqiptar nuk është në shitje dhe nuk largohet nga stadiumi i “Dritës” për asnjë çmim.

Kujtojmë që dje ishte raportuar se Xhaka kishte arritur marrëveshje personale me Chelsean dhe ishte i gatshëm të bashkëpunoj me trajnerin, Xabi Alonso.

Burimi: Bota Sot