Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit, në foltore morën fjalën dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme. Protesta u mbyll para Kryeministrisë, ndërsa më pas vijoi marshimi drejt disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Burimi:
Bota Sot
