Triumfi i Kombit/Shqiptarë!Patriotizmi, e vërteta dhe demokracia sot

0%

Po mbushen 66 ditë nga protestat patriotike, paqësore dhe demokratike që po mbahen në Tiranë nga rinia dhe qytetaria shqiptare.Janë protestat më të mëdha dhe më historike të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, por më e rëndësishmja e këtyre protestave janë kauzat e tyre.Janë protesta patriotike, paqësore dhe demokratike të cilat përditë e më shumë po ndërgjegjsojnë tërë kombin shqiptar, po e zgjojnë dhe po japin kushtrimin për emancipimin dhe konsolidimin e patriotizmit dhe të demokracisë; janë protestat e të vërtetës, të lirisë dhe të drejtësisë , protesta të këtyre virtyteve më të larta të dinjitetin njerëzor e kombëtar kundër politikës dhe pushtetit të këtij tranzicioni.

NË SHQIPËRI GJATË GJITHË HISTORSË SË SHTETIT SHQIPTAR, SHQIPËRIA ËSHTË QEVERISUR APO MË SAKT ËSHTË SUNDUAR NGA POLITIKA, PLITIKANËT DHE PUSHTETET TË CILAT KANË PUNUAR TRADHËTISHT DHE PANDERSHMERISHT KUNDËR INTERESAVE KOMBËTARE DHE TË SHQIPTARËVE.

Për herë të parë në Shqipëri kemi sot protestë të cilën nuk e drejtojnë politikanë dhe as pushtetarë, dhe prandaj kjo protestë gjithkombëtare ka ngjallur shpresë e besim gjithpopullor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tek kjo protestë gjithkombëtare flet zëri i antarëve të kombit, dëgjohet liria, e vërteta dhe kërkohet të ndahet Shqipëria nga e kaluara komuniste dhe ajo post komuniste; kërkohet ndëshkimi i tradhëtisë, pabesisë, mashtrimeve dhe të pazareve politike me pasuritë dhe me trojet shqiptare.

Prandaj shqiptarë mbështesni këto protesta kombëtare deri në fitoren e kauzave patriotike, demokratike dhe qytetare.Intelektualë , guxoni dhe vepronica edhe ju në mbështetje të rinisë dhe kombit shqiptarë., sepse deri tani ju jeni fshehur. SHIKONI GUXIMIN E RINISE, GUXIMIN RINOR QË KA VRARË FRIKËN , DHE HIQENI FRIKËN EDHE JU INTELEKTUALË DHE GUXONI.

Burimi: Bota Sot