Leipzig shet sulmuesin për 85 milionë euro

0%

Klubi me renome Prishtina nuk ka kohë për pushime, por do t’i fillojë përgatitjet në javën e katërt të qershorit. Synimi i Prishtinës është që të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. “FC Prishtina do të nisë përgatitjet për edicionin 2026/27 të hënën, më 22 qershor. Skuadra bardhekaltër do të mblidhet për herë të parë pas pushimit veror, duke hapur zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri. Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri i ri, Orges Shehi, i cili do të nisë punën me ekipin në prag të sfidave që e presin klubin në sezonin e ardhshëm. Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Kampin e klubit në Bernicë, ndërsa më pas skuadra do të vazhdojë me një etapë përgatitore jashtë vendit, ku do të zhvillohen edhe ndeshje kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Më shumë informacione rreth programit të plotë përgatitor do të publikohen në ditët në vazhdim” , ka njoftuar FC Prishtina.

Burimi: Bota Sot