Egnatia kërkon “bekimin” e tifozëve për sfidën e rëndësishme në Championsit

0%

Për Egnatian, ka ardhur tashmë koha për të dëshmuar veten në kualifikueset e Champions League. Pasi mbyllën me sukses fazën përgatitore, ku ia dolën të merrnin tre fitore nga katër miqësoret e zhvilluara në Bansko të Bullgarisë, të besuarit e trajnerit Nevil Dede do t’i drejtohen ndeshjes së parë zyrtare, atë përballë FC Petrocub, rivalit nga elita e futbollit moldav.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Superiores deklarojnë se ekipi ka nisur tashmë ëndrrën në arenën europiane, ku pikërisht fokusi do të përqëndrohet i gjithi aty, në takimin e parë që do të luhet në Moldavi. Mes rreshtash, ata vijnë edhe me një thirrje drejtuar tifozëve rrogozhinas ku i ftojnë të jenë pranë skuadrës dhe të mos mungojnë në këtë rrugëtim evropian.

Kujtojmë se Egnatia do të udhëtojë fillimisht drejt stadiumit “Zimbru Stadium” të mërkurën e 8 korrikut, prej orës dhe më pas do të kthehet më 15 korrik, aty ku do të presë në “Arena Egnatia” rivalin moldav, me orarin e përcaktuar .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot