Anglia apo Kroacia?

0%

Në orën , Anglia dhe Kroacia do të përballen në një sfidë të shumëpritur, e cila shënon hapjen e Botërorit për britanikët. Kjo ndeshje, e cilësuar si një duel mes “fenomenëve” si Harry Kane dhe Luka Modric, ka ndezur atmosferën. Në Londër, zona e Kirby Estate është zbukuruar me flamuj anglezë, ndërsa tifozët britanikë shfaqin veshjet e tyre “kryqtarësh”. Nga ana tjetër, tifozët kroatë, plot ngjyra dhe entuziazëm, presin fillimin e ndeshjes në tribunat e Dallas Stadium. Anglia – Kroacia Stadiumi “AT&T” Dallas. Gjyqtar: C. Turpin (Franca. Shikues: 100.000. Shënues: Kartona të verdhë: Pickford, James, Konsa, Stones, O’Reilly, Anderson, Rice, Madueke, Bellingham, Gordon dhe Kane. Kroacia: Livakoviq, Stanishiq, Sutalo, Vushkoviq, Gvardiol, Perishiq, P. Suçiç, Modriç, Mario Pashaliç, Baturina dhe Musa. Të dyja kombëtaret kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 përmes kualifikueseve evropiane. Anglia u kualifikua duke fituar Grupin K me 24 pikë, duke regjistruar rezultate bindëse ndaj kundërshtarëve si Shqipëria, Letonia, Andorra dhe Serbia. Kroacia, gjithashtu, siguroi biletën për në Botëror duke triumfuar në Grupin L me 22 pikë, pas ndeshjeve me Gjibraltarin, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Malin e Zi. Kjo do të jetë përballja e 12-të mes Anglisë dhe Kroacisë në histori, duke përfshirë miqësore, Kampionate Evropiane, Botërore dhe Ligën e Kombeve. Bilanci i deritanishëm flet për gjashtë fitore të Anglisë, dy barazime dhe tre triumfe të kroatëve. Dy ndeshje mbeten thellë në kujtesë: fitorja 3-2 e Kroacisë në Wembley në nëntor 2007, e cila eliminoi Anglinë nga Euro 2008. Më e rëndësishmja ishte gjysmëfinalja e Botërorit 2018 në Rusi, ku Kroacia fitoi 2-1 pas kohës shtesë me golin e Mandzukic, duke shkuar në finale kundër Francës, pas golave të Trippier për britanikët dhe barazimit të Perisic. Ndeshja Angli-Kroaci do të transmetohet drejtpërdrejt në DAZN, Rai 1 dhe RaiPlay, ndërsa një kronikë tekstuale do të jetë e disponueshme në Gazzetta.it. Përballja do të drejtohet nga arbitri francez Turpin, i asistuar nga bashkatdhetarët Danos dhe Pages. Në VAR do të jetë francezi Brisard, ndërsa në AVAR australiani Evans.

Burimi: Bota Sot