Gentian Gaba, u shpreh se amendamenti i kaluar në Parlamentin Europian përfaqëson plotësisht kërkesat e protestuesve dhe vendos një lloj moratoriumi për ndërtimet, ndërkohë që qeveria ka mbyllur sytë e veshët dhe po tenton të imponojë një narrativë që nuk përkon me të vërtetën. ” Në fakt është e kundërta, sepse pati rezoluta u kalua, por pati dy amendamente. Njëra e bërë nga deputetët e Gjelbër, e cila kaloi, dhe aty nga pikëpamja e kërkesave të protestuesve po dhe të zbatimit të ligjeve që ne na kërkohen, jo vetëm për të patur një ambient të shëndetshëm, një zhvillim të qëndrueshëm, një që përputhet jo vetëm me ambientin po dhe me procedurat demokratike, aty janë të përfaqësuara kërkesat e protestuesve në këtë amendament që kaloi. Por nga ana tjetër amendamenti tjetër që u rrëzua, ishte jo mazhoritar, i prezantuar me një kërkesë në të cilën prapë përmbante një emër të posaçëm siç dimë edhe në vendin tonë pavarësisht se këtu janë bërë ligje ‘ad hominem’ siç ishte ligji Fusha për Teatrin, që është dhe gjeneza e të gjithë këtyre ndërtimeve që ne kemi parë e kështu me radhë. Kaloi amendamenti në Parlamentin Europian. Ka një forcë simbolike, sigurisht nuk është kushtëzues nga pikëpamja ligjore. Megjithatë, në rrugëtimin e protestës, po dhe rrugëtimin tonë europian është shumë interesant sepse në një farë mënyre qytetarët e rinj që protestojnë sot janë ata që bëhen promotorë të integrimit tonë, ndërkohë që qeveria me gjithë këto le të themi kështu stërkëmbësha që ka vendosur që nga ligji për investitorët strategjikë, ndryshimet e posaçme të ligjit për zonat e mbrojtura, e ka penguar këtë. Dhe Bashkimi Europian, Parlamenti Europian na kërkon këtë. Qeveria sigurisht sipas meje ka vendosur gishtat në vesh dhe ka mbyllur dhe sytë dhe nuk do të dëgjojë dhe do vazhdojë me narrativën e vet, se ne pamë që zoti Rama, pavarësisht se festoi në një farë mënyre, po përpiqet të imponojë një narrativë që nuk përkon me të vërtetën. Moratorium për ndërtimet, pra në një farë mënyre, kjo e vendos, i vendos një kufi europian kësaj çështjeje, pavarësisht se gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur këto ditë në fakt është se ka dhe një rizgjim të një kërkese që lind nga poshtë nga qytetarët, se ne jemi mësuar shumë gjatë këto vite të përdorim ose SPAK-un, ose thirrjet që na vijnë nga Europa ose nga Shtetet e Bashkuara si armë për betejën tonë të brendshme, ndërkohë që këtu qytetarët kanë dalë dhe janë bërë zotër të fatit të vet” , u shpreh Gaba.
Gaba: Rezoluta e PE-së vendos kufi europian për ndërtimet, qeveria ka mbyllur sytë dhe veshët para kërkesave të qytetarëve
Burimi:
Bota Sot