Robert Dragot u shpreh ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke e akuzuar atë për humbje totale të legjitimitetit dhe për shkatërrimin e ndërgjegjes dhe mendimit të lirë në vend. ” E njëjta gjë që ka ndodh edhe me Partinë Demokratike, ka një lider. Të gjithë janë të përulur, mund të bëjnë harakiri për liderin, dhe këta nga e majta bëjnë harakiri për liderin e vet. Domethënë që këtu për mua ka vdekur legjitimiteti i kësaj klase politike. Nuk ka legjitimitet nga të dyja palët. Domethënë absolute fare. Këta e kanë copëtuar Shqipërinë, e kanë bërë domethënë lëmsh, kanë vjedhur sa kanë dashur, kanë shkatërruar. Këta nuk vodhën dhe bënë diçka. Këta vodhën dhe e shkatërruan çfarë lanë mbrapa. Domethënë këta bënë, këta e bombarduan Shqipërinë në 30 vjet. Po e bënë kështu, masakër. Jo vetëm fizikisht, dhe jo vetëm domethënë këta shkatërruan një histori që të paktën ashtu ishte ndërtuar në këto 100 vjet e fundit. Po këta shkatërruan dhe ndërgjegjen e njerëzve. Të krijosh ti një klasë, si të thuash, ose një turmë njerëzish të pandërgjegjshme, në kuptimin e verbërisë që kanë turmat. Se kjo është në Shqipëri, po ndodh kjo gjë. Dhe këta si mund të flasin kur këta vetë nga të dyja palët janë të ndërgjegjshëm që kanë krijuar këto turmat e verbëra që vriten për liderin. Këta shkatërruan mendimin e lirë, këta shkatërruan individualitetin. Këta shkatërruan çdo qelizë të qenies të lirë që mund të kishte një shqiptar. Shqiptarët sot janë si të thuash gjallesa që s’kanë bindje. Dhe sot po lind një gjë aty, një gjë që nuk ka aspak të bëjë me të majtas, të djathtas ashtu siç dua unë ta shoh. Mund të ketë ndërhyrje brenda që do jenë politike, për atë që unë jam komplet kundër. Unë kam marrë pjesë edhe aktive fare në lëvizjen e studentëve në 2018-ën. Jam përplasur me kryeministrin. Përplasje domethënë, kërcënimet e kryeministrit jo publike fare, kanë qenë midis nesh. Që mund të them që i kam të gjitha këto debatet që kemi bërë, deri tek “çfarë kërkon ti” domethënë. Unë domethënë në 7 të mëngjesit unë i thashë “unë s’kërkoj asgjë, ti më zgjove nga gjumi”. “Jo po çfarë kërkon ti”, asgjë s’kërkoj i thashë. Unë i thashë, duke ditur ti se çfarë kërkon që në këtë orar unë po, po më zgjon e kupton? Je ti që merr në telefon. Bërum çfarë kërkon nga unë. Domethënë nuk do ta zgjas më shumë se ka domethënë zhvillime, por këtë gjë e pashë domethënë edhe te studentët. Dështimi i studentëve ishte ndërhyrja e këtyre dy palëve. E shkatërruan. E minuan, i përçanë, i bënë… Gjë që e kam përjetuar aty. Të njëjtën gjë këtu sot nuk po e përjetoj se unë nuk kam mundësi fizike dhe as kohë, sepse kam angazhime të tjera se do isha domethënë edhe më afër”, u shpreh Dragot.
Dragot: E majta dhe e djathta kanë humbur legjitimitetin, shkatërruan çdo qelizë të qenies së lirë shqiptare

Burimi:
Bota Sot