“Protesta pa lider është sekreti i suksesit”/ Goxhaj: Për herë të parë shqiptarët po bashkohen pa ndarje

0%

Avokati Altin Goxhaj komentoi protestat e fundit qytetare, duke u ndalur te forma e organizimit të tyre dhe arsyeja pse, sipas tij, ato po tërheqin vëmendje brenda dhe jashtë Shqipërisë. Goxhaj foli fillimisht për dallimin mes profesionit dhe figurave që përfaqësojnë vlera më të gjera shoqërore, duke argumentuar se jo çdo profesionist mund të konsiderohet automatikisht një figurë me peshë publike apo kombëtare. Sipas tij, elementi më i veçantë i protestave aktuale është fakti se ato nuk kanë një drejtues të vetëm apo një figurë qendrore që i përfaqëson. “Unë besoj se strategjia për të mos pasur një kokë apo një lider të vetëm ka qenë pikërisht arsyeja e suksesit të kësaj proteste. Është një eksperiment i ri social dhe mjafton të shohësh se si po komentohet edhe në mediat e Italisë dhe Greqisë për ta kuptuar këtë.”-t ha avokati. Gjatë analizës së tij, ai e cilësoi lëvizjen si një fenomen të pazakontë për realitetin shqiptar, pasi në të, sipas tij, po marrin pjesë qytetarë me bindje, përkatësi dhe histori të ndryshme. Goxhaj solli në vëmendje edhe shembuj historikë nga vendet baltike, duke argumentuar se protesta të tilla, ku zbehen dallimet politike dhe sociale, janë të rralla. “Kjo është një nga protestat e para ku nuk shohim më ndarje të zakonshme politike apo demografike. Kur njerëzit bashkohen përtej bindjeve dhe interesave të ndryshme, atëherë krijohet një energji krejt tjetër qytetare.”- shtoi ai. Sipas Goxhajt, pikërisht mungesa e një lideri të vetëm dhe përfshirja e shtresave të ndryshme të shoqërisë kanë krijuar një model të ri organizimi, i cili po vazhdon të gjenerojë debat dhe interes publik.

Burimi: Bota Sot