Flamurtari nis të marrë formë, klubi vlonjat prezanton blerjet e reja

0%

Flamurtari i ri nis të marrë formë. Pas prezantimit të trajnerit të ri Oltijon Kernaja dhe drejtorit të ri Sportiv Fabian Beqja, klubi vlonjat ka prezantuar edhe afrimet e para në këtë sesion të merkatos. Mehdi Çoba, Eslit Sala dhe Joni Nurja janë zyrtarisht lojtarë të Flamurtarit.

Klubi vlonjat ka rinovuar kontratat me dy elementë që spikatën sezonin e kaluar: Denis Pjeshka dhe Ariol Kaloshi do të vazhdojnë të luajnë për kuqezinjtë. Ndërkohë klubi ka graduar në ekipin e parë edhe 4 futbollistë të talentuar, që kanë spikatur tek akademia e Flamurtarit.

Hizdion Sulejmani, Gazmend Llajaj, Bjori Doku dhe Fjoraldo Bejdollari kanë firmosur kontrata afatgjata me Flamurtarin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot