Një barazim me shumë gola mes Ausrtisë dhe Algjerinë do të kualifikonte të dy formacionet në dëm të Iranit dhe pikërisht ky skenar ndodhi. Në konferencën për shtyp trajneri i Austrisë hodhi poshtë akuzat për një marrëveshje mes dy skuadrave për të mos eliminuar njëra-tjetrën. “Nuk kam parë kurrë një ndeshje me një fund si ky që kemi përjetuar.
Në minutën e 93’ ishim të eliminuar pasi po mundeshim 3-2 ndërsa tre minuta më vonë barazuam dhe sot jemi në fazën me eleminim direkt”, tha Ralf Rangnick. Austriaku hedh poshtë akuzat për marrëveshje duke krahasuar skenarin e këtij dueli me të një filmi që do të ishte i denjë për t’u trajtuar nga Hollywood-i.
