Nga Shqipëria në fazën me eliminim direkt në Botëror, mesfushori bëhet pjesë e historisë

0%

Kuasi Sibo është futbollisti i vetëm që ka luajtur në Superiore dhe do të jetë pjesë e fazës me eliminim direkt në Botëror. Ndaj Kroacisë iu besuan 85 minuta nga Gana, ndërsa sfida u fitua nga ballkanasit 2:1. Gana kaloi më tej si vend i tretë në grup. Gjithsej regjistroi 4 pikë duke u vendosur pas Anglisë dhe Kroacisë. Sfida e radhës nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kjo pasi rezervon Kolumbinë më 4 korrik. Sibo ishte pjesë e Skënderbeut në vitin 2019. Asokohe u huazua nga Uatford për pjesën e dytë të sezonit. 28-vjçari ndërkohë e luajti sezonin e fundit me Real Oviedon në Spanjë. Tashmë është edhe në kërkim të ekipit të ri.

Burimi: Bota Sot