Flamurtari po punon për sezonin e ri, ndërsa lojtarë të rëndësishëm janë larguar nga skuadra. Stoli i është besuar Oltijon Kërnajës, ndërsa pjesa e skuadrës duhet të plotësohet. Fillimisht u prezantua Mehdi Çoba. Më pas ishte radha e Eslit Salës. Çoba, Pjeshka dhe Sala janë nga Shkodra, që duket se është nis projektin e Flamurtarit të ri. Mesfushori e mbylli këtë muaj me Vllazninë.
Ndërkohë dje ishin edhe rinovimet e Denis Pjeshkës dhe Ariol Kaloshit. NJOFTIMI I FLAMURTARIT ZYRTARE | Eslit Sala i bashkohet Flamurtari F.C. 26-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit , vjen nga KF Vllaznia, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin e mesfushës.
Emri: Eslit Sala Datëlindja: Shtetësia: Shqiptare Gjatësia: 1.80 m Pozicioni: Mesfushor Difensiv Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Eslit! Të urojmë suksese me fanellën e Flamurtarit!
