Pishinë, kinema dhe studio muzikore – zbulohen detaje nga rezidenca luksoze e Dua Lipës

0%

Shpërndaje në: Këngëtarja e hitit “Dance The Night”, e cila së fundmi u martua me aktorin Callum Turner, 36 vjeç, në Itali, e bleu një pronë madhështore në West Hampstead në Londër në vitin 2020 dhe aplikoi për leje ndërtimi për rinovime të mëdha në vitin 2021. Dua, 30 vjeçe, raportohet se po planifikon investime me vlerë rreth 3 milionë paund për ta transformuar shtëpinë.

Projekti përfshin ndërtimin e një bodrumi të madh me pishinë, studio muzikore dhe kinema. Megjithatë, punimet pritet të vazhdojnë deri në korrik të vitit 2027, çka do të thotë se Dua dhe bashkëshorti i saj i sapomartuar, Callum, nuk do të mund të shpërngulen në shtëpinë e tyre edhe për disa kohë.

“Ajo mund të jetë duke investuar 3 milionë paund për ta kthyer këtë pronë në një shtëpi që i përshtatet plotësisht nevojave të saj. Edhe pse zgjerimi i një shtëpie ekzistuese është gjithmonë një proces i gjatë, gërmimi nën një strukturë ekzistuese është shumë më kompleks sesa zgjerimi anash ose lart. Në rastin e Duas, ekipi i ndërtimit po ndjek masa të rrepta për të mos shqetësuar fqinjët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata po përdorin metoda manuale dhe mjete të përshtatura për gërmimin e bodrumit, duke shmangur zhurmën dhe dridhjet. Kjo kërkon kohë. Roma nuk u ndërtua brenda një dite. Çdo projekt që përfshin ndryshime strukturore kërkon kohë. Unë kam drejtuar projekte rinovimi që kanë zgjatur më shumë se tre vjet.

Numri i vendimeve dhe bashkëpunimi me të gjithë artizanët dhe palët e përfshira është i jashtëzakonshëm, deri te punimet e personalizuara të mobilieve për ekspozimin ose ruajtjen e sendeve të saj, madje edhe ndriçimi brenda sirtarëve.

Nuk do të kursehet asnjë shpenzim për t’u siguruar që kjo shtëpi të jetë një vend qetësie për Duan, e cila punon shumë dhe ka nevojë për një strehë ku të pushojë gjatë kohës së lirë ose të jetë krijuese në komoditetin e shtëpisë së saj”, ka thënë Ekspertja e dizajnit, Leigh Ann Raines për DailyMail.

Gjatë kohës që vazhdojnë punimet, Dua dhe Callum po jetojnë me qira në një shtëpi aty pranë. Çifti festoi së fundmi një dasmë luksoze që zgjati tri ditë. Festimet nisën me një koktej në Palazzo Valguarnera Gangi në Palermo.

Më 6 qershor, rreth 200 të ftuar, mes tyre këngëtarja Charli XCX, 33 vjeçe, dhe producenti muzikor Mark Ronson, 50 vjeç, u mblodhën në Villa Valguarnera, një rezidencë e shekullit të 18-të, për të qenë dëshmitarë të ceremonisë së martesës së Duas dhe Callumit.

Çifti shkëmbeu betimet martesore nën një gazebo, ndërsa legjenda e muzikës Sir Elton John, 79 vjeç, i surprizoi të sapomartuarit duke interpretuar hitin e tij të vitit 1970, “Your Song”. Pas ceremonisë, besohet se ata e kaluan muajin e mjaltit në hotelin luksoz “Four Seasons San Domenico Palace” në Taormina.

Burimi: Koha