Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 3 nismëtarët e protestës, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë tubimeve të zhvilluar ditët e fundit. Policia ka proceduar tre nismëtarët e njohur Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arilda Lleshi, që, siç ka deklaruar edhe vetë Kola ditë më parë, njihen si nismëtarë edhe nga policia. Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta persona kanë nxitur pjesëmarrësit përmes thirrjeve që të vijojnë tubimin përtej orarit të përcaktuar nga organizatorët, nga ora deri në , si dhe të mos respektojnë perimetrin e njoftuar për zhvillimin e protestës. Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të automjeteve dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa akse të Tiranës. Në një pjesë të rasteve, pjesëmarrësit në tubim janë futur edhe në zonën e “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, e përshtatur për aktivitete sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje për bashkim me tubimin.
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë protestës, policia procedon penalisht tre nismëtarët

Burimi:
Bota Sot