Vuçiqi është përbindësh e jo politikan

0%

Nga: Milojko Pantiq Shpërndaje në: A jemi ne qytetarë të Serbisë, një popull lirie apo masë e nënshtruar kur për kaq shumë vjet kemi vuajtur tiraninë e paimagjinueshme të një horri që në mënyrë të rreme e paraqet veten si politikan, e madje edhe si kryetar.

Dy janë plagët që përbindëshi që mban postin e kryetarit së bashku me mafinë e tij të drogës dhe të homoseksualëve, ia shkaktoi organizmit shoqëror të Serbisë, e që do të jenë vështirë të shërueshme.

E para është diletantizmi si sinonim i paaftësisë, sipërfaqësisë, budallallëqeve dhe pallavrave dhe e dyta është Kosova e humbur, si arsyetim për plaçkitjen e qytetarëve të Serbisë, të cilët në fakt janë pengje të të gjithë politikanëve, që nga koha e Pashiqit deri në kohën e Vuçiqit Jam Milojko Pantiq, dhe ju po shikoni Galaktikën sportivo-politike. Keni të drejtë ta dini të vërtetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fantazma që u shkaktoi kaq shumë të këqija qytetarëve dhe shtetit të Serbisë dhe që sipas recetës së kreut të propagandës së Hitlerit, Goebbels, akuzon kundërshtarët, në rastin tonë, studentët dhe qytetarët për këto të këqija, nuk mund të quhet ndryshe pos përbindësh.

Nuk kalon asnjë ditë që në publik të mos shfaqet ndonjë dëshmi e re se udhëheqësi i Serbisë është një njeri pa empati dhe moral, i cili ka kryer dhe vazhdon të kryejë akte jashtëzakonisht të urryera dhe të liga. Besnikët e tij, më mirë thënë vandalët, e demoluan veturën e djalit të profesorit të filozofisë në Universitetin e Novi Sadit, Dinko Gruhoviq.

Përderisa e mashtron publikun me rrëfime se studentët duan t’ia vrasin familjen, vandalët i frikësojnë qytetarët me metoda të pastra fashiste. Një përshkrim i likuidimit monstruoz të kundërkandidatit të Vuçiqit për postin e kryetarit të SNS-së (Partia Përparimtare Serbe), Vladimir Cvijan, u shfaq në rrjetet sociale.

Bashkëpunëtorë të shërbimit të Vuçiqit, kriminelë dhe vrasës rrëmbyen Cvijanin në Mal të Zi, e transferuan në Beograd, e helmuan me cianid dhe e hodhën në Danub. Vetëm tri vjet më vonë u zbulua se në varrezat “Orllovaça” gjendet një varr vetëm me emrin Vladimir të shkruar në të.

Policia njoftoi se Cvijan bëri vetëvrasje, domethënë se trupi i tij u nxor nga Danubi në vitin 2016 dhe nuk pati asnjë hetim tjetër për atë vrasje.

Përbindëshi në pozitën e kryetarit, që nga krimi i korrupsionit dhe vdekja e 16 personave në Novi Sad, përherë e më shpesh na ofron vepra përherë më të shëmtuara ashtu që ta hedhë në hije vrasjen monstruoze në restorantin “27”, ku mori pjesë edhe shefi i policisë së Beogradit, Veselin Miliq.

Horri në pozitën e kryetarit, kërkon që Zyra e Kryeprokurorit të nisë hetime dhe të vërtetojë pretendimet se studentët, të cilët më 15 mars të vitit të kaluar, në tubimin më të madh protestues në historinë e Serbisë, e kanë inskenuar përdorimin e topit zanor.

Tifozja e tij, e ashtuquajtura Ana Bërnabiq, madje pretendon se studentët kanë simuluar përdorimin e një topi zanor me qëllim provokimin e një lufte civile dhe vrasjen e Vuçiqit dhe familjes së tij.

Shtrohet pyetja logjike: A jemi ne qytetarë të Serbisë, një popull lirie apo masë e nënshtruar kur për kaq shumë vjet kemi vuajtur tiraninë e paimagjinueshme të një horri që në mënyrë të rreme e paraqet veten si politikan, e madje edhe si kryetar.

Qëkur babai i tij politik, një kriminel lufte, i poshtri Sheshel zbuloi më 2014-tën se ai, që vetëshpallet studenti më i mirë i Juridikut, nuk e di as ku është fakulteti, sepse ia kanë dhuruar diplomën. “Ky regjim nuk i përmbahet as moralit dhe as nderit në politikë. Ky regjim jeton nga manipulimi mediatik.

Për të vetmen gjë që janë të aftë, veçanërisht kreu i regjimit, Aleksandar Vuçiq, është manipulimi mediatik. Dhe ai është mjeshtër i shkëlqyer. E kemi kryetarin e republikës që u bë me diplomë universitare pa e dhënë asnjë provim të vetëm; ai as nuk e di se ku ndodhet fakulteti, as nuk e di se në cilin drejtim të fakultetit ishte regjistruar.

Pra, çfarë kërkojnë soji i tij në skenën politike, thuajse tjetërkush nuk di t’u shërbejë më mirë fuqive perëndimore. Dinë, por përse u sollën këta në pushtet? Sepse ata janë të gatshëm të tradhtojnë më shumë, për shkak se dikur kishin qenë në pozicione krejtësisht të kundërta.

Kjo është arsyeja pse Tadiqi, kur bëhet fjalë për Kosovën, as për 10 vjet nuk do të kishte tradhtuar aq shumë sa e bënë Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq brenda një muaji” (Vojislav Sheshel ) Kërkesat e të gjitha protestave duhej të ishin dorëheqja e pakthyeshme e Aleksandar Vuçiqit.

Në vend të kësaj, përbindëshi përditë çjerr se e do Serbinë aq shumë, sa nuk do të lejojë askënd ta shkatërrojë atë. Është gjakpirës aq i madh sa do t’i vriste të gjithë kryengritësit, do ta digjte shtetin dhe do ta sundonte gërmadhën e djegur. Pretendimi se studentët inskenuan përdorimin e një topi zanor më 15 mars e konfirmon këtë.

Për horrin, certifikatat mjekësore të shumë viktimave të atyre armëve të ndaluara nuk kanë asnjë vlerë. Njëri prej tyre është Marko Samarxhiq, reprezentues i Serbisë në volejboll, i cili thotë: “Është e papranueshme që ata, jeta e të cilëve u kërcënua atë natë, të detyrohen të japin arsyetime”.

Fundja, ja edhe dëshmia e pakundërshtueshme se topi zanor u aktivizua kundër qytetarëve që po qëndronin të qetë, tek u bënin nderime të vrarëve në krimin e korrupsionit në Novi Sad.

Reporteri i tij personal televiziv, fytyrë-kali, drejtpërdrejt e komentonte ngjarjen me fjalët: “Qepoju, kryetar”. * * * Dy janë plagët që përbindëshi që mban postin e kryetarit së bashku me mafinë e tij të drogës dhe të homoseksualëve, ia shkaktoi organizmit shoqëror të Serbisë e që do të jenë vështirë të shërueshme.

E para është diletantizmi si sinonim i paaftësisë, sipërfaqësisë, budallallëqeve dhe pallavrave, dhe e dyta është Kosova e humbur, si arsyetim për plaçkitjen e qytetarëve të Serbisë, të cilët në fakt janë pengje të të gjithë politikanëve, që nga koha e Pashiqit deri në kohën e Vuçiqit.

Shkatërrimi 15-vjeçar i shkollimit, arsimit dhe kulturës në përgjithësi, duke imponuar diletantizëm në vend të profesionalizmit në të gjitha fushat e jetës, veçanërisht në institucionet qeveritare, është plaga më e madhe dhe më e rëndë serbe që do ta ndiejmë vetëm kur regjimi i përbindëshit të marrë fund.

Sepse ministrat e tij, deputetët e tij, kryetarët e komunave, drejtorët e kompanive publike, policët, gjyqtarët, prokurorët, gazetarët, drejtorët e institucioneve kulturore dhe kryetarët e federatave dhe klubeve sportive, janë të gjithë pa asnjë kualifikim për punën që bëjnë. I vetmi kualifikim i tyre është besnikëria ndaj përbindëshit në pushtet që po e shkatërron shtetin dhe kombin.

Plaga e dytë e madhe është Kosova, toka e supozuar e shenjtë serbe, për të cilën Patriarku i mëparshëm Irinej kishte thënë: “Nëse është e nevojshme, do të presim 500 vjet derisa ta rimarrim Kosovën”.

Nëse kjo është ajo që thotë njeriu i parë i Kishës Serbe, atëherë është e qartë se as ai dhe as ndonjë nga priftërinjtë nuk e kanë lexuar “Librin për Jobin”, ku thuhet: “Zoti e dha, Zoti e mori. I bekuar qoftë emri i tij”. Por t’i kthehemi të tashmes dhe realitetit. Kosova nuk u shkëput.

Kosova u amputua nga autoritetet serbe, e shkëputën nga Serbia, të paaftë për ta gjetur formën e jetës së përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve, që e bëjnë shumicën në ish-krahinën jugore të Serbisë.

Duhet lexuar atë që e shkruan, si dëshmitar, Dimitrije Tucoviq, socialdemokrati i parë serb që ishte pjesë e Administratës ushtarake në Kosovë pas Luftës së Parë Ballkanike dhe çlirimit të territorit nga pesë shekuj pushtimi turk.

Tucović dëshmon se administrata ushtarake serbe kreu gjenocid kundër të gjithë popullsisë shqiptare, e edhe sot e kësaj dite, sundimtarët serbë e përdorin Kosovën për të plaçkitur qytetarët e Serbisë. Kjo është loja perfide e sunduesve serbë nga Pashiqi te Millosheviqi dhe Memorandumi i tij Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë.

Ka vite që pohoj se me gjithë disfatën e Millosheviqit në Kosovë, në atë trevë, serbët ende jetojnë në paqe dhe në bashkëpunim me shqiptarët.

Nuk kalon asnjë ditë që në publik të mos shfaqet ndonjë dëshmi e re se udhëheqësi i Serbisë është një njeri pa empati dhe moral, i cili ka kryer dhe vazhdon të kryejë akte jashtëzakonisht të urryera dhe të liga Një satisfaksion megjithatë doli mbi sipërfaqe këto ditë kur një ekspeditë studentore, pas Memorandumit monstruoz të Kragujevcit për Kosovën, të cilin do ta ketë shkruar ndonjë profesor me orientim nacionalist, shkoi në Kosovë.

Me t’u kthyer i paraqitën përshtypjet e tyre në televizionin KTV të Zrenjaninit. Mihajlo Markoviq, student në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, thotë, dhe citoj, “Përshtypjet janë shumë të bukura; bisedat ishin të mrekullueshme, folëm edhe me shqiptarë dhe i thyem plotësisht paragjykimet dhe pengesat që ekzistojnë në Kosovë.

Të gjithë jetojnë, mund të jetë pak e çuditshme ta them, në paqe dhe gjendja është e mirë.” Për shumë njerëz në Serbi, kjo e vërtetë është e dhimbshme, sepse ata e kuptuan se rrëfimi për “Šiptari-t” e poshtër që e shtypin popullin serb në Kosovë, është i rremë.

Në fakt, është një mashtrim nacionalist që i sjell dobi vetëm regjimit të përbindëshit. * * * Tani do të vijojë një pjesë që flet për këtë. Por, para kësaj, vetëm dy shënime: në vitin 2012, kur përbindëshi erdhi në pushtet, borxhi publik i Serbisë arriti në 15,85 miliardë euro. Sot, ky borxh, pas 15 vjetësh të qeverisjes së tij pa asnjë kufizim, arrin në 108 miliardë euro.

Në vitin 2012, Serbia nuk kishte asnjë miliarder. Sot i ka 48, të gjithë me euro. Mjerimi dhe poshtërimi më i madh njerëzor, nëse anëtarët e PPS-së mund ta kuptojnë, është t’i shërbesh një regjimi të tillë kriminal, në të cilin streha e betonit bie mbi kokat e kalimtarëve dhe i vret ata, dhe që as pas dy vjetësh nuk dihet se kush është fajtori.

Në vijim, pra, pjesa e quajtur: “Sa kushton fjala më e shtrenjtë serbe: Kosova” (e cila u trajtua nga autori më 2021, v. r.). Çmimi atë vit kur e realizuam emisionin ishte 600 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit që mbushet me paratë tona.

Sot, ky çmim është një miliard euro, të cilat nuk shkojnë për serbët në Kosovë, por për degën e organizatës kriminale të PPS të ashtuquajturën Lista Serbe. E besoj se pas këtij rrëfimi, do ta ndryshoni përgjithmonë mendimin tuaj për të ashtuquajturën tokë të shenjtë serbe dhe dashurinë e supozuar të përbindëshit Vuçiq për Serbinë.

Ish-krahina jugore e Serbisë është sot shteti i pavarur i Kosovës, dhe është ende një temë që u imponohet në mënyrë të paskrupullt qytetarëve të dëshpëruar të Serbisë si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita.

Javën e kaluar, bisedimet u ndërprenë në Bruksel rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr transaksionin e pagesave të dyfishta në veri, ku serbët janë shumicë, dhe për të përdorur vetëm euron në vend të dinarëve dhe eurove.

Kandidati për postin e kryetarit të Serbisë i njoftoi përsëri kombit, sikur të pyeste veten, se nuk do ta lejojë këtë derisa Qeveria e Kosovës të formojë Asociacionin e Komunave Serbe.

Nga ana tjetër, në gazetën javore “Nedelnik”, ish-kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, shpjegon në madje 6 faqe idenë e tij dikur, të pasuksesshme dhe të papranuar, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në, siç thotë ai, 4 pika kyçe.

Si Vuçiqi ashtu edhe Tadiqi, sikurse edhe të gjithë paraardhësit e tyre në pushtet në Serbi, nga koha e Pashiqit e deri në ditët e sotme, merren me pasojat, por kurrë nuk mendojnë ta përmendin shkakun e shkëputjes së Kosovës nga Serbia.

Dhe jo vetëm kaq, ata na gënjejnë, se shqiptarët duan t’i dëbojnë të gjithë serbët nga Kosova, se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë është e pamundur.

E thonë këtë edhe pse askush prej tyre nuk ka shkuar kurrë nga jugu i Ibrit për t’u bindur vetë se bashkëjetesa jo vetëm që është e mundur, por në të vërtetë ekziston, dhe kjo 5 kilometra nga qendra e Prishtinës, në Graçanicën serbe. Isha atje dhe u binda vetë.

Të gjithë qytetarët e Serbisë, falë këtij qëndrimi të politikanëve serbë, janë pengje të politikës së mbajtjes së diçkaje që nuk është më e jona, sepse nëse secili prej atyre njëqindmijë serbëve të mbetur në Kosovë do të merrte pjesën e vet të asaj që ndahet nga buxheti shtetëror serb për gjoja ndihmë për ta, serbët, mesatarisht, do ta kishin një standard evropian, domethënë një standard më të lartë se të gjithë shqiptarët në Kosovë.

Kjo temë u trajtua në detaje në emisionin numër 926 të marsit 2021 nën titullin “Fjala më e shtrenjtë serbe vlen 600 milionë euro”. Do të doja shumë të dëgjoja ndonjë kundërargument ndaj këtij komenti. “Miq të sportit.

Javën e kaluar, një delegacion i ‘Shoqatës së serbëve të dëbuar dhe familjeve të të zhdukurve nga Kosova dhe Metohija’ vizitoi, pa paralajmërim, zyrën e kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave, Vladimir Kostiq, dhe e kërkoi dorëheqjen e tij për shkak të deklaratës se ‘Kosova definitivisht de jure dhe de facto nuk është më pjesë e Serbisë’.

Shkëmbimi i tezave mes serbësh nuk ka fund, kështu që mendoj se do të ishte më logjike nëse ata do të shkonin në kabinetin e kryetarit të Serbisë, i cili ishte anëtar i qeverisë gjatë luftës dhe humbjes së Kosovës, dhe t’ia kërkonin atij dorëheqjen, sepse edhe sot nuk dihet se ku janë të afërmit e tyre të zhdukur.

Po atë ditë, tradhtari i madh i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, padashur e zbuloi se sa para të qytetarëve tanë vidhen nga buxheti i Serbisë çdo vit vetëm në kurriz të Kosovës. ‘Kosova është barrë e madhe’, tha uzurpatori i buxhetit serb, sepse çdo vit ndahen 600 milionë euro. Sigurisht, atij nuk i shkoi ndërmend të specifikonte se ku janë shpenzuar ato para të mëdha, kujt i jepen, kur dhe pse.

Sepse kini kujdes, llogaritja është e thjeshtë. Nëse gjysma e asaj shume do të shkonte për secilin prej atyre njëqindmijë serbëve që jetojnë sot në Kosovë, dhe gjysma tjetër do të shkonte për shpenzime të përgjithshme të përbashkëta, si arsimi, shëndetësia, kultura, sporti, infrastruktura… serbët do të kishin një standard shumë më të mirë se shqiptarët në Kosovë.

Ndarja e 300 milionë eurove mes çdo banori serb të Kosovës, secili do t’i merrte 3 mijë euro në vit ose 250 euro në muaj. Prandaj, një familje me 4-5 anëtarë do të kishte një standard afër atij evropian.

Në atë rast, gazeta më e vjetër e përditshme në Ballkan (“Politika”) nuk do të mund ta shprehte shqetësimin për serbët, siç bëri në ballinë, në fillim të kësaj jave, ku thotë: ‘Pse bota nuk i sheh vuajtjet e serbëve të Kosmetit?’” Kjo është tema e komentit hyrës me titull “Fjala më e shtrenjtë serbe vlen 600 milionë euro”.

Bota nuk i sheh vuajtjet e serbëve të Kosmetit, ashtu siç nuk i pa vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913. Megjithatë, themeluesi i socialdemokracisë në Serbi, Dimitrije Tucoviq, i pa ato vuajtje si pjesëmarrës në ato luftëra pas të cilave u fut administrata ushtarake serbe në Kosovë.

Tucoviq e shkroi këtë edhe në librin e tij “Serbia dhe Shqipëria”, dhe citoj: “Sapo ushtrisë iu dha pushteti, ushtria pas së cilës nuk dalloheshin udhëheqësit politikë, u ballafaqua me popullsinë shqiptare dhe kreu shkatërrime të tilla që e shtynë popullin shqiptar në një luftë të dëshpëruar për mbijetesë.

Kështu u hap seria e betejave që vazhdojnë, me pak a shumë ndërprerje, deri më sot dhe fundi i të cilave nuk duket askund. Një vrasje me paramendim u tentua kundër një kombi të tërë, që është një akt kriminal që duhet të ndëshkohet”.

Duke shpjeguar se çfarë fshihet pas një politike kaq vrastare ndaj Kosovës, Dimitrije Tucoviq më shumë se një shekull më parë, sikur të kishte përpara të tashmen dhe të kaluarën, si dhe sundimin e Millosheviqit në Serbi, shkruan edhe këtë: “Futja në borxh e shtetit, taksat e reja shtetërore, militarizmi dhe institucionet e tjera parazitare shtetërore kërkojnë edhe më shumë sakrificë nga populli për shkak të rrezikut të supozuar nga shqiptarët dhe kështu na mbytin financiarisht dhe na shterojnë ekonomikisht” .

Kur të gjitha këto dihen, atëherë është e qartë se shqetësimi që ka sundimtari jokushtetues dhe tradhtari i Serbisë për popullin e Kosovës është i rremë. Po të ishte brenga e sinqertë, do t’ua kishte shpërndarë miliona eurot, nga fillimi i këtij rrëfimi, popullit të Kosovës dhe nuk do t’i kishte ndarë ato para me Listën e tij kriminale Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Është gjithashtu e qartë pse babai politik i tradhtarit të madh, kriminelit të luftës, doktor horri Sheshel, herë pas here ulërin: “Serbia nuk duhet ta njohë kurrë Kosovën” dhe kështu arrijmë te përgjigja e pyetjes, pse shumica e udhëheqësve të të ashtuquajturave parti opozitare mendojnë njësoj si Shesheli.

Pra, Kosova është një perde pas së cilës fshihen sundimtarë dhe politikanë të të gjitha ngjyrave, nga koha e Tucoviqit e këndej. Dhe sa herë që i përmendin serbët në Kosovë, kuazi-politikanët tanë mendojnë për territorin, jo për njerëzit, sepse Serbia është murosur në kështjellën e përbërë nga e kaluara e rreme dhe e lavdishme si dhe historia mitologjike e Mesjetës.

Duhet pyetur të gjithë ata serbë me profesion, se ku, përveçse në poezisë epike, gjendet ajo besëlidhja e famshme e Kosovës dhe në cilin shekull paskësh përparuar Serbia në qytetërim falë ndihmës së ortodoksisë së Shën Savës. Meqë ra fjala, të ndriturit të dytë më të rëndësishëm serb, Vuk Karaxhiq, nuk i pengoi feja katolike që t’i arrinte nivelet më të larta të qytetërimit.

Ne të gjithë e dimë se vozhdi i fundit serb dhe motivuesi kombëtar në stilin e tregimit të Kishit: “Është e lavdishme të vdesësh për atdheun”, ishte Slobodan Millosheviqi. Këtij vozhdi të rremë i besuan pa ngurrim miliona serbë në Gazimestan, ku më 1989 u shënua përvjetori i 600-të i trillimit të quajtur Beteja e Kosovës.

Atëbotë, një fiksion i ri, pra një trillim, përkatësisht pretendimi i nisur nga Millosheviqi se serbizmi në Jugosllavi ishte i rrezikuar, mbizotëroi përsëri mbi realitetin në mendjet e miliona serbëve. Domethënë, i besuan Millosheviqit, dhe jo xhepave të tyre, që në kohën e qeverisjes së Ante Markoviqit, ishin rroga evropiane. Dhe kur trillimi ngadhënjen mbi realitetin, shpërthen ferri.

Serbia sot e kësaj dite jeton në atë ferr, sepse çdo fiksion, pra trillim, ka disa pika kontakti me realitetin. Ja pse Vuçiqi e sundon Serbinë me trillimet e tij, dhe nuk e dimë sa kohë, sepse vetëm kryengritja e shpëton Serbinë.

Kryengritja që do t’i ndryshojë jo vetëm Vuçiqin dhe të vetët, por edhe sistemin që i prodhon të gjithë ata Nikolla Pashiqa, Stojadinoviqa, Rankoviqa, Millosheviqa, Sheshela, Nikoliqa, Vuçiqa, Daçiqa e të tjerë si ata. Serbinë e Shpëton Vetëm Kryengritja.

Burimi: Koha