FC Feronikeli 74 ka zyrtarizuar emërimin e Elon Berishës në postin e trajnerit të ekipit të parë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes një komunikate zyrtare, ku njoftohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare. Drejtuesit e klubit kanë theksuar se emërimi i Berishës vjen si pjesë e projektit afatgjatë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe të qëndrueshme, me synime të qarta për të ardhmen. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Elon Berisha është emëruar trajner i ri i ekipit të parë të FC Feronikeli 74. Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Berisha për një kontratë dyvjeçare, duke dëshmuar besimin në vizionin e përbashkët dhe projektin tonë afatgjatë”, thuhet në njoftimin e klubit. Nga Feronikeli 74 besojnë se ardhja e Berishës përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugën drejt rikthimit të sukseseve dhe forcimit të ekipit në sezonet e ardhshme. Klubi i ka uruar trajnerit të ri punë të mbarë dhe shumë fitore në krye të skuadrës. “Me ambicie të qarta dhe një plan të mirëfilltë për të ardhmen, besojmë se kjo është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe të qëndrueshëm. I urojmë Elon Berishës shumë suksese dhe sa më shumë fitore në krye të ekipit tonë”, përfundon komunikata e FC Feronikelit 74.
