Tjetër befasi e Botërorit: Kongo ndal me barazim Portugalinë

0%

Në një ndeshje me ritëm të lartë dhe plot raste, Portugalia dhe Republika Demokratike e Kongos ndanë pikët pas një barazimi 1-1 në kuadër të Grupit K të Kampionatit Botëror 2026. Portugalia e nisi ndeshjen më mirë dhe kaloi në epërsi shumë herët. Në minutën e gjashtë, Joao Neves finalizoi një aksion të bukur, duke shënuar me kokë pas një pasimi të zgjuar të Pedro Neto, për 1-0. Kongo reagoi me një rast të artë në minutën e 11-të me Yoane Wissa, por sulmuesi humbi mundësinë duke e çuar topin ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë u mbyll me tension të madh dhe në kohën shtesë erdhi edhe barazimi. Në minutat shtesë, Kongo përfitoi nga një krosim i saktë i Arthur Masuaku, të cilin Yoane Wissa e shfrytëzoi në mënyrë perfekte duke shënuar me goditje të fuqishme për 1-1. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat vazhduan të kërkonin golin e fitores. Kongo ishte shumë pranë përmbysjes në minutën e 57-të, kur Cedric Bakambu goditi shtyllën pas një aksioni të mirë brenda zonës. Portugalia u përgjigj me disa tentativa të Cristiano Ronaldos, por sulmuesi nuk arriti të gjejë rrjetën, duke humbur një rast të mirë në minutën e 69-të dhe duke parë një tjetër goditje të bllokohet në minutën e 74-të. Ndeshja mori edhe më shumë dramë në minutën e 55-të kur Joao Cancelo shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të linjave. Në minutat e fundit, Bruno Fernandes pati rastin më të mirë për fitoren, por goditja e tij në minutën e 91-të përfundoi shumë pak jashtë shtyllës së djathtë, duke i mohuar Portugalisë tre pikët./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi