Grupi K ka dhënë verdiktet përfundimtare, pas ndeshjeve të raundit të tretë. Kolumbia është kualifikuar më tej, si kryesuese me 7 pikë. Kombëtarja kolumbiane barazoi pa gola ndaj Portugalisë, duke i lënë luzitanët në vendin e dytë me 5 pikë. Pavarësisht rasteve të shumta, skuadrat nuk ia dolën të shënojnë dot për të marrë avantazhin.
Në minutat e fundit, Kolumbia shënoi me Sanchez, por u anulua për pozicion jashtë loje. Në raundin tjetër Portugalia do të përballet me Kroacinë.
Burimi:
Bota Sot
