Qytetarë serbë janë mbledhur sot në Manastirin e Graçanicës për të shënuar Vidovdanin, një datë përkujtimore që lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389 dhe që shënohet çdo 28 qershor. Sipas organizatorëve, aktivitetet kanë nisur me një liturgji fetare, ku kanë marrë pjesë besimtarë nga disa komuna të Kosovës.
Për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjeve dhe ruajtjen e rendit publik, Policia e Kosovës ka vendosur masa të shtuara sigurie në Graçanicë dhe zonat përreth. Autoritetet kanë bërë të ditur se situata po zhvillohet pa incidente dhe nën kontroll. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
