Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur çmimet e reja të derivateve të naftës që do të vlejnë për 48 orët e ardhshme. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i një litri naftë (dizell) është caktuar në 1.37 euro, ndërsa benzina do të shitet me 1.35 euro për litër. Po ashtu, çmimi i gazit është vendosur në 0.67 euro për litër.
MINTI ka njoftuar se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora dhe do të jenë të vlefshme deri në njoftimin e radhës për ndryshimin e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
