Një person është proceduar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur në Obiliq më , ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor një ditë më vonë, më 27 qershor.
Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur ish-gruan e tij përmes një rrjeti social. Me vendim të prokurorit, ai është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet sipas procedurave ligjore.
