Ambasadori suedez kërkon kompromis, thotë se kriza politike po ndikon negativisht në Kosovë

0%

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka bërë thirrje për unitet dhe kompromis mes partive politike në Kosovë. Ai ka vlerësuar se zvarritja e procesit të formimit të institucioneve po ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Westerlund ka deklaruar se vështirësitë në krijimin e qeverive nuk janë vetëm fenomen në Kosovë, por po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe në vende të tjera evropiane. Ambasadori suedez ka thënë se pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe fillimin e konsultimeve për krijimin e qeverisë, duke u bërë thirrje partive politike që të tregojnë gatishmëri për kompromis.

“Në pjesën e Evropës prej nga vij unë, kompromisi nuk shihet si dobësi, por si forcë. Kjo situatë po vazhdon prej shumë kohësh dhe mendoj se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të bashkohen dhe të krijojnë një lloj uniteti kombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Siç thashë, kjo po ndodh edhe në vende të tjera evropiane dhe në vende të tjera të botës, por Kosova është më e cenueshme se shumë vende të tjera. Kjo po pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe, si pasojë, do të ketë më pak mundësi punësimi.”, ka thënë ai.

Westerlund ka shtuar se është e rëndësishme të ecet përpara, duke thënë se ndoshta duhet të ketë një diskutim se si partitë politike mund të bashkëpunojnë në të ardhmen dhe të shqyrtojnë kushtetutën, për të arritur një marrëveshje se si qeveritë mund të formohen më lehtë në të ardhmen. Ai ka thënë se situata politike në Kosovë po ndiqet me shqetësim edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Ka shqetësim në Bruksel dhe besoj se shumë kryeqytete evropiane, përfshirë Stokholmin, janë gjithashtu të shqetësuara. Prandaj duhet të gjendet një zgjidhje”, është shprehur ai. /EO Westerlund ka ritheksuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe se krijimi i institucioneve funksionale është i domosdoshëm për avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian.

“Siç e dini, Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin përpara drejt anëtarësimit në BE dhe mund të bëhen anëtare brenda pak vitesh. Është e rëndësishme që edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të ndjekin të njëjtën rrugë sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për Kosovën.

Kjo do të thotë më shumë vende pune, një qeverisje më të qëndrueshme dhe më shumë stabilitet. Në të ardhmen, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe më pas në NATO do të sillte përfitime të mëdha për vendin.”, ka deklaruar Westerlund. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com