Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është futur në fokusin e merkatos në Rusi, ku Spartaku i Moskës ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ruse, të cilat raportojnë për një lëvizje të mundshme gjatë merkatos.
Për këtë situatë ka folur edhe menaxheri i lojtarëve në Rusi, Dmitry Selyuk, i cili ka komentuar ndikimin që një transferim i tillë mund të kishte për klubet e përfshira. Sipas tij, një largim i Dakut nuk do të ishte humbje për Rubin Kazan, por një mundësi për të forcuar skuadrën me lojtarë të tjerë, falë të ardhurave të transferimit.
Po ashtu, ai vlerëson se një lëvizje drejt Spartakut do të ishte pozitive edhe për vetë sulmuesin, ndërsa për klubin e Moskës gjithçka do të varej nga mënyra e përdorimit të tij në skuadër. Daku është pjesë e Rubin Kazan prej tre sezonesh dhe ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Sezonin e fundit ai u aktivizua në 24 ndeshje dhe shënoi 10 gola në kampionat.
Botërori 2026 dhuron spektakël, Austria shpëton në sekondat e fundit dhe barazon 3-3 me Algjerinë Verën e kaluar, sulmuesi shqiptar ishte gjithashtu në qendër të merkatos, me Zenitin e Shën Petersburgut që shfaqi interes të fortë për të, por transferimi nuk u realizua.
Mbetet për t’u parë nëse këtë sezon Daku do të vijojë te Rubin Kazan apo do të transferohet në Moskë për të vijuar karrierën.
