Autoritetet ruse kanë ndërtuar një kompleks të ri të mbrojtjes raketore në kryeqytet, në kuadër të forcimit të mbrojtjes ajrore ndaj sulmeve të mundshme nga Ukraina. Moskë po zgjeron rrjetin e saj të sistemeve të mbrojtjes, përfshirë instalime të reja të sistemit S-400, të vendosura pranë një institucioni kërkimor të lidhur me fondacionin “Innopraktika”.
Sipas raportimeve, kompleksi ndodhet në një zonë strategjike jo larg Kremlinit dhe Universitetit Shtetëror të Moskës, duke u konsideruar pjesë e një unaze të re mbrojtëse rreth kryeqytetit rus.
Vladimir Putin nuk ka komentuar publikisht mbi projektin, i cili vjen në një kohë kur Rusia po përballet me intensifikim të sulmeve me dronë dhe raketa nga Ukraina, si dhe me tensione të shtuara në infrastrukturën e saj energjetike.
Ndërkohë, sipas burimeve të ndryshme, ndërtimi i këtyre sistemeve shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Rusisë për të mbrojtur objektet kritike dhe zonat e ndjeshme të kryeqytetit nga sulmet ajrore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
