Përleshje për pronë mes vëllezërve në Obiliq, një i lënduar – konfiskohet shufër metalike

0%

Dy persona janë arrestuar në Obiliq pas një përleshjeje fizike mes tyre, e cila dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një prone. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Të dyshuarit, vëllezër mes vete, fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet.

Burimi: Bota Sot