Adriana Lima, ish-“engjëlli” i Victoria’s Secret, ka zbuluar rutinën që e mban në formë të përsosur edhe në moshën 45-vjeçare. Modelja thotë se stërvitet çdo ditë dhe shpesh kombinon ushtrime intensive edhe në shtëpi, duke mos lënë asnjë ditë pushim, shkruan DailyMail.
Një pjesë e madhe e programit të saj është boksi, që sipas saj përbën rreth 80% të stërvitjeve, ndërsa përdor edhe kardio, ushtrime force, yoga dhe Pilates. Ajo ndjek gjithashtu një regjim të rreptë ushqimor, duke konsumuar gjashtë vakte të vogla në ditë dhe duke pirë rreth dy litra ujë.
Dieta e saj përfshin ushqime të shëndetshme si tërshërë, proteina, perime dhe fruta, ndërsa rrallë lejon ëmbëlsira. Adriana ka treguar se edhe gjumi dhe meditimi janë pjesë e rëndësishme e stilit të saj të jetesës, duke fjetur deri në nëntë orë në natë për të ruajtur energjinë dhe balancën.
Përveç karrierës në modë, ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më ikonike të pasarelave botërore, e njohur për disiplinën dhe përkushtimin ndaj trupit të saj.
