Vlerësimi i OKB-së: Gati 7 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë

0%

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76 milionë persona mund të jenë prekur nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën tre ditë më parë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), vlerësimi është bërë mbi bazën e të dhënave të disponueshme për popullsinë dhe dëmet e shkaktuara.

Vetëm në kryeqytetin Karakas, llogaritet se deri në dy milionë banorë mund të jenë prekur nga fatkeqësia. IOM thekson se këto shifra tregojnë përmasat e mëdha të krizës humanitare që ka shkaktuar katastrofa dhe bën thirrje për një reagim më të gjerë nga komuniteti ndërkombëtar.

Ndërkohë, bilanci zyrtar i viktimave ka arritur në 920 të vdekur, ndërsa mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Shumë prej tyre besohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shembura, veçanërisht në qytetin bregdetar të La Guaira dhe zona të tjera të prekura. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thekson se nevojat humanitare janë të menjëhershme dhe të konsiderueshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mes prioriteteve kryesore renditen sigurimi i strehimit emergjent, furnizimi me ujë të pijshëm dhe shërbime sanitare, si dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për të prekurit.

Burimi: Bota Sot